Politika e Privatësisë


VIRTUS LENDING LLC - Politika e Privatësisë:


Data efektive e publikimit. 

12 Nëntor 2021, Prishtinë.

Virtus Lending LLC kujdeset për sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të Klientit. Në këtë drejtim, ne kemi përpiluar Politikën e Privatësisë (në tekstin e mëtejmë: Politika e Privatësisë), e cila përshkruan se si Virtus Lending LLC trajton të dhënat personale.

1. Përkufizimet

Përpunimi është çdo veprim ose grup veprimesh të kryera me ose pa përdorimin e mjeteve të automatizuara, të tilla si grumbullimi, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, adaptimi ose transformimi i të dhënave personale ose grupi të të dhënave personale.

Klienti është çdo person fizik i cili përdor, ose ka shprehur dëshirën për të përdorur ndonjë nga shërbimet e ofruara nga Virtus Lending LLC ose është e lidhur ndryshe me to, përfshirë personat fizikë të listuar në nenin 3.1 të Politikës së Privatësisë.


Virtus Lending LLC është "Virtus Lending " LLC më numër unik identifikues: 810071598, me seli dhe adresën zyrtare: Rr. ” Ukshin Hoti” Nr.21/Kati II, Kodi Postar 10000 Prishtinë, Kosovë.

Informacion Personal nënkupton çdo informacion që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me Klientin që mundëson që Klienti të identifikohet direkt ose indirekt.

2. Kontrolluesi i të dhënave personale dhe informacioni i kontaktit

2.1. Kontrollues i të dhënave personale është "Virtus Lending LLC", më numër unik identifikues: 810071598, me seli dhe adresën zyrtare: Rr. ” Ukshin Hoti” Nr.21/Kati II, Kodi Postar 10000 Prishtinë, Kosovë.

2.2. Kanal i kontaktit i Virtus Lending LLC-s për çështjet e përpunimit të të dhënave personale është emaili: info@virtuslending.com.

3. Zbatimi i Politikës të Privatësisë

3.1  Politika e Privatësisë zbatohet për:

3.1.1 Klientin qe ka përdorur ose ka shprehur dëshirën për të përdorur shërbimet e ofruara nga Virtus Lending LLC ose është e lidhur ndryshe me shërbimet e ofruara nga Virtus Lending LLC, duke përfshirë edhe Klientin që ka themeluar marrëdhënie biznesi me Virtus Lending LLC-n para hyrjes në fuqi të kësaj Politike të Privatësisë, ish Klientët dhe Klientët potencial të Virtus Lending LLC-s.

3.1.2.Vizitorët në zyrat e Virtus Lending LLC-s dhe në lokacionet e Shërbimit për Klientë, përfshirë mbikqyrjen me kamera.

3.1.3. Vizitorët në faqet e internetit të Virtus Lending LLC-s dhe aplikacionet mobile.

3.1.4. Palët e treta që marrin ose japin Virtus Lending LLC-s çdo informacion (përfshirë personat e kontaktit, paguesit, garantuesit, personat e autorizuar etj.), në lidhje me ofrimin e shërbimeve për një person fizik (Klienti, Përdoruesi, Vizitori).

3.2.  Politika e privatësisë zbatohet për përpunimin e të dhënave pavarësisht nga forma dhe / ose mjedisi në të cilin Klienti ka ofruar të Dhënat Personale (për shembull, në faqet e internetit të Virtus Lending LLC-s, aplikacionet e Virtus Lending LLC-s, letër, telefon ose email) dhe në të cilat sistemet e të dhënave ose të dhënat në format të letrës që përpunohen.

3.3. Virtus Lending LLC kujdeset për mbrojtjen e privatësisë së Klientit dhe të të dhënave personale, respekton të drejtat e Klientit për ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale sipas  Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ligjeve të tjera në fuqi mbi privatësinë dhe përpunimin e të dhënave, duke përdorur burime të arsyeshme organizative, financiare dhe teknike në dispozicion.

3.4 Virtus Lending LLC përdor cookies ose teknologji të ngjashme në faqen e saj të internetit për të marrë informacion në lidhje me Klientin kur vizitoni faqen e internetit të Virtus Lending LLC-s. Cookies janë skedarë që faqet e internetit vendosen në kompjuterët e përdoruesve për të njohur përdoruesin dhe për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të përdorin faqën e internetit. Përdorimi i cookies në Virtus Lending LLC lejon Klientit të bëjë përdorimin më të përshtatshëm të  faqës së internetit. Për më shumë informacion mbi përdorimin e cookies, ju lutemi lexoni politikën Virtus Lending LLC-s e titulluar:  Politika e Cookie e publikuar www.virtuslending.com.

3.5 Para se Klienti të vendosë një marrëdhënie biznesi me Virtus Lending LLC-n, shpreh dëshirën për të krijuar një marrëdhënie të tillë ose shpreh dëshirën për të marrë informacion në lidhje me shërbimet dhe produktet e ofruara nga Virtus Lending LLC, Klienti është i detyruar dhe Klienti merr përsipër të lexojë dhe të familjarizoj veten e tij me Politikën e Privatësisë të Virtus Lending LLC-s, e cila përcakton përpunimin e të dhënave personale.

4. Qëllimi i  përpunimit të të dhënave personale

4.1. Të dhënat personale mund të mblidhen nga Klienti, burime të jashtme të tilla si regjistrat publikë dhe privatë ose palë të treta. Virtus Lending LLC transferon, pranon  dhe përpunon të dhënave personale  për qëllimet si në vijim:

4.1.1. lidhjen dhe zbatimin e kontratës me Klientin;

4.1.2. t’i sigurojë Klientëve informacion në lidhje me shërbimet dhe produktet e Virtus Lending LLC-s, reklamat dhe marketingun e Virtus Lending LLC-s (duke përdororur ose jo vendim-marrje automatike dhe / ose profilizim), për grupin “Virtus” dhe partnerët e Virtus Lending LLC-s, dhe për t’i ofruar klientëve anketa mbi kënaqshmërinë e klientëve për të përmirësuar shërbimet e Virtus Lending LLC-s dhe analiza statistikore të klientëve;

4.1.3. mbajtjes se evidencave;

4.1.4. analizimin e performancës se faqes të internetit të Virtus Lending LLC-s, me qellim zhvillimit dhe zbatimit te përmirësimeve.

4.1.5 Përmirësimi i shërbimeve të Virtus Lending LLC-s, zhvillimin e shërbimeve të reja. Për të përmirësuar metodën e vlerësimit të aftësisë paguese të aplikuar dhe për të kryer kërkime statistikore.

4.1.6. Reklamimin e sherbimeve të Virtus Lending LLC-s.

4.2.Virtus Lending LLC ka të drejtë, në bazë të interesit legjitim, të eliminojë rrezikun që vije nga situatat kur Klienti nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e marra përsipër, me synimin për të bërë e vlerësimin e aftësisë kreditore, të transferojë dhe të marrë të dhënat e Klientit dhe informacione të tjera nga:

4.2.1. Administrata Tatimore e Kosovës;

4.2.2. Agjencia e Regjistrimit Civil;

4.2.3. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Zyra e Pengut;

4.2.4. Qendra e Regjistrimit të Automjeteve;

4.2.5. Regjistri i Kredive të Kosoves;

4.2.6. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës;

4.2.7. Trusti Pensional i Kosovës;

4.2.8. Dogana e Repubikës së Kosovës;

5. Marrësit e të dhënave personale

5.1. Përveç institucioneve te përshkruara me lartë në paragrafin 4.2, të dhënat personale mund të transferohen edhe tek marrësit tjerë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

5.1.1. institucione të tilla si agjencitë e zbatimit të ligjit, përmbaruesit, noterët publik, administratat tatimore, autoritetet mbikëqyrëse dhe autoritetet e hetimit financiar;

5.1.2. Entitet ligjore brenda grupit “Virtus” ne perputhje me dispozitat e Ligjit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale ne fuqi;

5.1.3. institucionet e kreditore dhe institucionet financiare, ofruesit e shërbimeve të sigurimeve dhe ndërmjetësuesit e shërbimeve financiare, palët e treta të përfshira në lidhjen dhe / ose ekzekutimin e kontratës;

5.1.4. auditorët, këshilltarët ligjorë, këshilltarët financiarë ose përpunuesit e tjerë të të dhënave personale .

5.1.5. palët e treta që mbajnë regjistra, siç janë: regjistri i kredive, regjistrat e popullsisë, regjistri i pengut, regjistrat e bizneseve dhe të dhënat tjera që përmbajnë ose transmetojnë të dhëna personale;

5.1.6. kreditorëve, debitorëve, ose personave te tjerë juridikë të cilëve u është ceduar kërkesa, gjykatat, organet jashtëgjyqësore, administratorët e falimentimit etj.

5.1.7. personave te tjerë që garantojnë detyrimin e Klientit për ta ekzekutuar nga Virtus Lending LLC siç duhet, si garantuesit, hipotekëdhënësit, pengdhënësit;

5.1.8. persona të tjerë lidhur me ofrimin e shërbimeve dhe produketeve të Virtus Lending LLC-s, përfshirë. arkivimin, ofruesit e shërbimeve postare, shitësit e veturave dhe personat e autorizuar të përfshirë në shërbimin e tyre, si dhe kompanitë që administrojnë taksa apo tarifa si dhe gjoba që lidhen me këto subjekte.

5.2. Virtus Lending LLC ka të drejtë të autorizojë kompanitë e grupit “Virtus” ose partnerët e saj të bashkëpunimit (palë të treta) për të kryer veprime të ndara për përmbushjen cilësore dhe operative të detyrimeve kontraktuale të lidhura me Klientin ne perputhje me dispozitat e Ligjit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale ne fuqi.

5.3. Nëse kompanitë e grupit “Virtus” ose partnerët e bashkëpunimit përpunojnë të dhënat personale të klienteve të Virtus Lending LLC-s gjatë ekzekutimit të detyrave, kompanitë përkatëse të grupit “Virtus” ose partnerët e bashkëpunimit konsiderohen të jenë operatorët e përpunimit të të dhënave të Virtus Lending LLC-s dhe Virtus Lending LLC ka të drejtë të transferojë në kompanitë e grupit “Virtus” dhe partnerët të Dhënave Personale të Klientëve në masën e nevojshme për kryerjen e këtyre aktiviteteve ne perputhje me dispozitat e Ligjit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale ne fuqi.

5.4. Partnerët e Virtus Lending LLC-s dhe kompanitë e grupit “Virtus” (si Kontrollues i të Dhënave) do të sigurojnë që kërkesat për Përpunimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të jenë përmbushur në përputhje me kërkesat e Virtus Lending LLC-s  dhe ligjet e aplikueshme dhe nuk do të përdorin të Dhënat Personale për ndonjë qëllim tjetër përveç përmbushjes së detyrimeve kontraktuale ndaj Virtus Lending LLC-s.

5.5. Virtus Lending LLC merr përsipër të mos transferojë të Dhënat Personale të Klientit në një organizatë ose ndonjë person tjetër në një vend ku nuk ofrohet një nivel adekuat i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, përveç rasteve të mëposhtme:

5.5.1. Transferimi kërkohet për të lidhur ose ekzekutuar një kontratë me Klientin;

5.5.2. Transferimi kërkohet për lidhjen ose zbatimin e një kontrate të lidhur në interes të Klientit;

5.5.3. Transferimi lejohet në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi;

5.5.4. Klienti ka dhënë pëlqimin e tij.

5.6. Përsa i përket informacionit personalisht të identifikueshëm të transferuar në një vend tjetër, legjislacioni kombëtar, duke përfshirë legjislacionin e sigurisë kombëtare, mund të zbatohet për të luftuar terrorizmin, i cili mund t'u lejojë autoriteteve të zbatimit të ligjit ose autoriteteve zbatuese të kenë qasje në informata të mbajtura nga individet.

6. Regjistrimi i të dhënave të Klientit

6.1. Virtus Lending LLC ka të drejtë të regjistrojë të gjitha operacionet e kryera nga Klienti nëpërmjet mjeteve të komunikimit (p.sh. telefon, rrjetin kompjuterik), dmth të dërgojë të dhënat e Klientit për të vlerësuar cilësinë e punës së Shërbimit për Klient, në mënyrë efektive dhe objektive të adresoj ankesat potenciale të Klientit etj.

6.2. Për mbrojtjen e pasurive materiale të Virtus Lending LLC-s dhe të Klientit, si dhe për sigurinë fizike të punonjësve, të vizitoreve dhe klientëve të Virtus Lending LLC-s, Virtus Lending LLC mund të përdorë pajisje mbikqyrëse për të monitoruar lëvizjen e njerëzve, gjërave, veprimtarive etj., që ndodhin në zonën që përdoret nga Virtus Lending LLC (zyrat e Shërbimit për Klient të Virtus Lending LLC-s, ambientet e punës etj.) dhe regjistrojnë rezultatet e vëzhgimit të tillë në mënyrë elektronike. Virtus Lending LLC mund të përdorë të dhënat e marra në këtë mënyrë për të siguruar kryerjen e detyrave të saj dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të veprimtarisë së Klientit dhe / ose akteve të paligjshme dhe / ose dëmeve të shkaktuara nga Klienti apo persona te trete ndaj Virtus Lending LLC-s.

7. Profilizimi dhe vendimmarrja e automatizuar

7.1. Profilizimi është përpunimi automatik i të dhënave personale të përdorura nga Virtus Lending LLC për të vlerësuar karakteristikat personale të Klientit, në veçanti për të analizuar ose parashikuar, për shembull, situatën ekonomike të klientit, preferencat personale, interesat, aktivitetet e ardhshme.

7.2. Si rezultat i profilizimit, Virtus Lending LLC vlerëson dhe cakton një kategori të veçantë të Klientëve në kritere specifike, duke rezultuar në një produkt ose ofertë të personalizuar (duke përfshirë produkte ose oferta më të favorshme) ose zbritje.

7.3. Profilizimi përdoret për analiza nga Këshilltari për Klientë, për përgatitjen e komunikimeve të personalizuara komerciale, vendimmarrje te automatizuar, ku, për shembull, për të përpunuar aplikacionin e Klientit sa më shpejt që të jetë e mundur, Virtus Lending LLC kryen një vlerësim automatik të aftësisë kreditore dhe vlerësimit të rrezikut për të vendosur nëse do të aprovoj një produkt (lizing) dhe cakojë shumën maksimale të financimit, dhe bazohet në interesat legjitime të Virtus Lending LLC-s, përmbushjen e detyrimeve ligjore, lidhjen e kontratës, përmbushjen e kontratës me qëllim marrjen e masave sipas kërkesës së Klientit para lidhjes të kontratës ose për të siguruar që mbikëqyren detyrimet ligjore ose interesat legjitime të Virtus Lending LLC-s.

7.4. Kategoritë e të dhënave të përpunuara, në varësi të llojit të aktivitetit (njoftimi komercial me ose pa profilizim, vleresimi i aftësisë kreditore dhe vlerësim të rrezikut, etj.), mund të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

7.4.1. të dhënat personale të identifikimit (p.sh. emri, mbiemri, etj.),
7.4.2.  detajet e kontaktit (p.sh. adresa, e-mail adresa, numri i telefonit, etj.),

7.4.3. të dhënat e automjeteve (p.sh. numri i regjistrimit, numri i shasisë, marka, viti, ngjyra etj.),

7.4.4.  të dhënat profesionale (p.sh. arsimi, vendi i punës, profesioni etj.),

7.4.5. informacioni financiar (p.sh. informacion mbi detyrimet, të ardhurat, disiplinën e pagesës, vartësit, etj.),

 7.4.6. Të dhënat mbi rrethanat që lidhen me përmbushjen e detyrimeve (p.sh. informacionet mbi kontratat e lidhura, ekzekutuaraose të përfunduara me Klientin, informatat mbi ekzekutimin e kontratave, mospërmbushjen ose parregullsitë etj.).

7.4.7. Të dhënat e marra dhe / ose të gjeneruara gjatë kryerjes se obligimeve ligjore (p.sh. informacion mbi të ardhurat, detyrimet e kreditore, shënimet dhe të dhënat historike në bazat e të dhënave, si dhe borxhet e papaguara etj.), dhe të dhëna të tjera të mbajtura nga Virtus Lending LLC, që mund të ndihmojnë të marrë një vendim për të dërguar një njoftim të personalizuar me përmbajtje specifike tregtare tek Klienti.

7.5. Klienti ka të drejtë të mos i nënshtrohet vendim-marrjes plotësisht të automatizuar, duke përfshirë edhe profilizimin, nëse vendimmarrja e tillë ka pasoja ligjore ose ka një ndikim të rëndësishëm në Klientin në mënyrë të ngjashme. Kjo e drejtë nuk zbatohet nëse vendimi kërkohet për të hyr ose për të ekzekutuar një kontratë me Klientin nëse vendimi lejohet në përputhje me aktet e aplikueshme rregullative ose nëse Klienti ka dhënë pëlqimin e tij të qartë. Klienti ka të drejtë të kërkojë që aplikacioni i tij të përpunohet nga një person fizik në vend të një sistemi të automatizuar, por përpunimi i ri-aplikimit nuk do të thotë se rezultati do të jetë i ndryshëm.

8. Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale

8.1.  Virtus Lending LLC do të ruajë dhe përpunojë të dhënat personale të Klientit, për aq kohë sa ekziston të paktën një nga kriteret e mëposhtme:

8.1.1. Për aq kohë sa marrëveshja me Klientin është në fuqi;

8.1.2. Për aq kohë Klienti ose Virtus Lending LLC mund të ushtrojnë interesat e tyre legjitime në përputhje me procedurat e përcaktuara në aktet rregullative (për shembull, për të paraqitur një kundërshtim ose për të ndërmarrë veprime ligjore);

8.1.3.  Për aq kohë që një nga palët ka një detyrim ligjor për të mbajtur të dhënat;

8.1.4.  Për aq kohë sa pëlqimi i Klientit për përpunimin përkatës të të dhënave personale është në fuqi, përveç nëse ka një tjetër bazë legjitime për përpunimin e të dhënave.

8.2.  Kur skadojnë këto rrethana, të dhënat personale të Klientit fshihen ose anonimezohen.

9. Të drejtat e Klientit si subjekt i të dhënave

9.1. Në përputhje me ligjet dhe rregulloret, Klienti ka të drejtë të kërkojë qasje në të dhënat e tij personale, si dhe të kërkojë nga Virtus Lending LLC të plotësojë, korrigjojë ose fshijë ato, ose të kufizojë përpunimin e të dhënave, ose të drejtën për të kundërshtuar përpunimin, si dhe të drejtën për transportueshmëri të të dhënave. Kjo e drejtë do të ushtrohet në atë masë sa përpunimi nuk rrjedh nga detyrimet e Virtus Lending LLC-s që i imponohen asaj nga ligjet dhe rregulloret në fuqi dhe që janë në interes të publikut. Një kërkesë për ushtrimin e të drejtave tuaja mund të bëhet në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

9.1.1.  duke dërguar një kërkesë të nënshkruar në formë elektronike në dataprotection@virtuslending.com

9.1.2.  në formë të shkruar në qendrat e shërbimit për klientë, duke paraqitur një dokument identifikimi personal.

9.2. Me marrjen e kërkesës së Klientit për ushtrimin e të drejtave të tij, Virtus Lending LLC do të verifikojë identitetin e Klientit, do të vlerësojë kërkesën dhe do ta ekzekutojë atë në përputhje me aktet rregullative.

9.3. Virtus Lending LLC do t'i dërgojë një përgjigje Klientit në adresën e tij të specifikuar të kontaktit me postë të regjistruar ose në mënyrë elektronike, nëse është e mundur teknikisht, duke marrë parasysh mënyrën e marrjes së përgjigjes të treguar (shënuar) nga Klienti.

9.4. Virtus Lending LLC siguron pajtueshmërinë me kërkesat e përpunimit dhe mbrojtjes të të dhënave në përputhje me aktet rregullative dhe, në rast të kundërshtimeve të Klientit, kryen veprime të dobishme për të zgjidhur kundërshtimin. Megjithatë, nëse kjo dështon, Klienti  ka të drejtë t'i drejtohet autoritetit mbikëqyrës - Agjencia për Informim dhe Privatësi, Rruga "Luan Haradinaj" Nr. 36, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës, Telefoni: 038/ 200 629 59.

9.5.  Çdo pëlqim për përpunimin e të dhënave tuaja personale mund të ofrohet nga Klienti në faqet e internetit të Virtus Lending LLC-s, formularët e aplikimit për shërbim, aplikacionet Virtus Lending LLC-s, duke telefonuar Qendrën e Thirrjeve të Virtus Lending LLC-s ose në degët e Virtus Lending LLC-s.

9.6.  Pëlqimi për të marrë komunikime të personalizuara dhe / ose të përgjithshme tregtare është i vlefshëm deri në tërheqjen e tyre (edhe pas skadimit të marrëveshjes per lizingun nëse ka).

9.7. Pëlqimi i dhënë për pranimin e komunikimeve të personalizuara dhe / ose të përgjithshme komerciale mund të revokohet në çdo kohë nga Klienti: 

9.7.1. duke dërguar një email në: dataprotection@virtuslending.com

9.7.2. duke telefonuar në qendrën e shërbimit për klientë: +383 (0) 38 40 60 46

9.7.3. në qendrat e shërbimit për klientë gjatë orarit të punës;

9.7.4. duke ndryshuar cilësimet për marrjen e njoftimeve.

9.8.  Virtus Lending LLC ndalon dërgimin e komunikimeve të personalizuara dhe / ose të përgjithshme komerciale sapo të përpunohet kërkesa e Klientit. Brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kerkeses nga Klienit, Virtus Lending LLC do të ndaloj përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe brenda pesë (5) ditëve pasuese do ta informoj me shkrim klientin për aprovimin e kërkesës se tij/saj.

10. Lidhjet me faqet e internetit të palëve të treta

Lidhjet me faqet e internetit të palëve të treta mund të shfaqen në faqen e internetit të Virtus Lending LLC-s. Këto faqe të palëve të treta kanë rregullat e tyre të mbrojtjes së të dhënave personale dhe kushtet e përdorimit, të cilat faqe te internetit Klienti pajtohet t’i vizitojë. Virtus Lending LLC nuk është përgjegjëse për faqet e internetit të palëve të treta dhe përmbajtjen e tyre.

11. Komunikimi me Klientin

Virtus Lending LLC komunikon me Klientin duke përdorur informacionin e kontaktit të Klientit (numrin e telefonit, adresën e e-mailit, adresën postare dhe duke publikuar informacion ne faqen zyrtare ne internet www.virtuslending.com).

12. Ndryshime në Politikën e Privatësisë

Virtus Lending LLC ka të drejtë të ndryshojë në mënyrë të njëanshme këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke njoftuar Klientet për ndryshimet përkatëse përmes Shërbimit për Klientë të Virtus Lending LLC-s, përmes faqes së internetit të Virtus Lending LLC-s, adresës postare, e-mail adresës ose ndonjë mjeti tjetër, mediave, jo më vonë se një muaj para hyrjes në fuqi të ndryshimeve. Ne ju inkurajojmë që të vizitoni faqen e internetit te Virtus Lending LLC-s rregullisht për të mësuar informacionet më të fundit.

Top