Specialist/e për Mbledhje të Borxheve
Virtus Lending LLC është Institucion Financiar Jo-bankar (IFJB) i licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne ofrojmë financim për blerjen e automjeteve përmes lizingut financiar për të gjitha markat dhe modelet pa ndonjë kufizim të vitit të prodhimit. Operacionet aktuale përfshijnë Kosovën, me synim zgjerimi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Me qëllim të zgjerimit të aktivitetit në tregun financiar, Virtus Lending LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën e “Specialist/e për Mbledhje të Borxheve”.
Specialist/e për Mbledhje të Borxheve
Përshkrimi i vendit të punës:
- Menaxhon kreditë aktive në vonesë( kreditë e klasifikuara);
- Menaxhon kreditë në humbje dhe jashtë bilancore të cilat ia cakton Menaxheri;
- Sigurohet që t’i arrijë objektivat personale dhe të departamentit lidhur me realizimin e planit të biznesit për menaxhimin e kredive në vonesë;
- Viziton klientët në vonesë;
- Ndërmerr veprimet e duhura për të parandaluar përkeqësimin e kredive aktive;
- Propozon, rekomandon dhe monitoron riprogramimin e kredive me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të tyre, dhe arrijtes së një zgjidhje të qëndrueshme;
- Propozon dërgimin e lëndëve në proceduren përmbarimore;
- Monitoron dhe raporton lidhur me pagesat e realizuara nga marrëveshjet e lidhura më herët, si dhe evidenton në kohë klientët të cilët nuk rrespektojnë marrëveshjet;
- Përgatitë raporte mujore lidhur me pagesat e arritura për të gjitha llojet e kredive , si dhe raporte tjera të nevojshme;
- Ndërmerr iniciativa të ndryshme për menaxhimin sa më efikas të kredive në vonesë, si dhe për arritjen e objektivave dhe planit të biznesit;
- Punë shtesë sipas nevojës të deleguara nga menaxheri.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë pune në fushën e mbledhjes së borxheve (preferohen aplikant me përvojë në sektorin mikro[1]financiar apo bankar);
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
- Aftësi për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive;
- Shkathtësi të mira kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit me klientë;
- Njohuri të arsyeshme të gjuhës angleze (e preferuar);
Çfarë ofron VIRTUS LENDING
- Pagë konkuruese + bonuse atraktive;
- Ambient profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë
- Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës dhe më gjërë.
SI MUND TË APLIKONI
Dërgoni CV-in në adresën e e-mailit: hr@virtuslending.com jo më vonë se 26 Dhjetor 2025. Ju lutem referojuni në e-mail titullit të pozitës për të cilin jeni duke aplikuar, psh. “Specialis/e për Mbledhje të Borxheve”. Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen.
Albanian