Pyetjet e bëra më shpesh

  • Çka është kredia e shpejtë?

    Kredi e shpejtë është një shërbim i ri që e ofron Virtus Lending për qytetarët e Kosovës! Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës nga mosha 21 deri në 65 vjeç. Aplikimi bëhet online dhe pas aprovimit të kredisë tuaj ju mund t’i tërheqni parat tuaj në cilën do pikë të Vllesapagesa në Kosovë.

  • Cilat janë kriteret për të aplikuar për kredi të shpejtë?

    Kriteret për të marrë një kredi të shpejtë janë:
    • Të jeni banorë i Republikes së Kosovës
    • Të keni dokument identifikimi valid
    • Mosha mbi 21 vjeç

  • Si mund të aplikoj për kredi të shpejtë?

    Aplikimi për kredi të shpejtë bëhet onlinë duke klikuar www.virtuslending.com/kredi-e-shpejte. Fillimisht ju duhet të hapni dhe verifikoni llogarinë tuaj në mënyrë që të keni mundësi të aplikoni për kredi.

  • Për çfarë shume të kredisë së shpejtë mund të aplikoj?

    Kredia e shpejtë ofrohet për shumat nga 250€ deri në 2,000€.

  • Mosha e lejuar për aplikim për kredi të shpejtë?

    Të gjithë shtetasit e Republikes së Kosovës nga mosha 21 deri 65 vjeç mund të aplikojnë për Kredi të shpejtë.

  • Deri në sa këste mund ta paguaj kredinë e shpejtë?

    Kredia e shpejtë mund të paguhet nga 1 deri në 12 muaj/këste.

  • Ku mund ti tëheqë paratë e kredisë së shpejtë?

    Pas aprovimit të kredisë tuaj, paratë mund ti tërheqni në cilën do pikë të Vllesa-pagesa kudo në Kosovë.

  • Ku mund të paguaj kësin e kredisë së shpejtë?

    Këstin mujor mund ta paguani në degët e partnerëve të Virtus Lending LLC duke prezantuar numrin e kontratës që fillon me “AG...” :
    • Në të gjitha degët e Vllesapagesa ose
    • BpB (Banka për Biznes) në numrin e llogarisë: 1300-001002-6786-12
    Për lehtësinë tuaj, Virtus Lending LLC do të ju dërgoj një mesazh telefonik për t'ju rikujtuar në lidhje me datën e pagesës së këstit.

  • Dokumentet e nevojshme për aplikim për kredi të shpejtë?

    Për të aplikuar për Kredi të shpejtë duhet të keni dokument identifikimi valid dhe një dëshmi të vendbanimit tuaj (faturë komunale, faturë KES|CO etj.)

  • A mund të parapaguaj kredinë e shpejtë?

    Kredia e shpejtë mund të parapaguhet sipas kushteve të kontratës për Kredinë e shpejtë.

  • Sa kredi të shpejta aktive mund ti kem?

    Fillimisht klienti mund të ketë vetëm një (1) Kredi të shpejtë aktive.

  • Sa shpejtë mund të aprovohet kredia e shpejtë?

    Kredia e shpejtë mund të aprovohet brenda pak minitave pas hapjes dhe verifikimit të llogarisë.

  • Informata shtesë rreth kredis së shpejtë?

    Për më shumë informta, ju lutem kontaktoni qendrën e thirrjeve në 080066677
    Orari zyrtar i Virtus Lending është e Hënë e Premte nga ora 09-17

  • Dokumentet e nevojshme për hapje të llogarisë:

    Për hapje të llogarisë dhe aplikim për kredi të shpejtë duhet:
    1. Një foto e letërnjoftimit (para)
    2. Nje foto e letërnjoftimit (prapa)
    3. Një Selfie me letërnjoftim (para)
    4. Një Foto e faturës komunale për verifikim të adresës


    Udhëzim për foton “Selfie” për verifikim të identitetit:
    - Fotografia duhet të jetë e qartë dhe e pastër (jo foto në errësirë)
    - Duhet të dallohet qartë personi dhe dokumenti i identifikimit
    - ID duhet të mbahet nga vetë klienti
    - ID duhet të mbahet në pjesën e përparme, të krahasohen tiparet e fytyrës së klientit me ID, të mos mbulohet pamja e fytyrës, pa kapela dhe syze dielli.
    - ID nuk duhet të mbulojë fytyrën e klientit, fytyra e plotë nga supet lart, sytë e hapur dhe shikimi nga kamera.
    - Hapësira prapavijë preferohet të jetë e bardhë, të mos ketë objekte të panevojshme në foto

Top